Trump kritikon Ukrainën: Kievi është përgjegjës për përshkallëzimin e luftës me Rusinë

by engel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fajësuar hapur Ukrainën për luftën me Rusinë, duke deklaruar se Kievi duhet të kishte bërë lëshime për të shmangur konfliktin. Deklaratat e tij erdhën pas një takimit mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë në kuadër të raundit të parë të bisedimeve për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Trump kritikoi Ukrainën për qëndrimin e saj dhe la të kuptohet se Kievi është përgjegjës për përshkallëzimin e luftës. “Sot dëgjova: ‘Ne nuk ishim të ftuar.’ Epo, ju keni qenë atje për tre vjet. Duhet ta kishit ndalur. Nuk duhet ta kishit filluar kurrë,” deklaroi ai.

banner

Trump theksoi se një “negociator i aftë” mund të kishte arritur një marrëveshje me Rusinë pa humbje të mëdha territoriale dhe njerëzore. Kjo deklaratë pasqyron qëndrimin e tij të mëparshëm se ai do të kishte parandaluar pushtimin rus nëse do të ishte president në atë kohë.

As Ukraina dhe as vendet evropiane nuk u ftuan në bisedimet e mbajtura në Riad, një fakt që ka shkaktuar zemërim në Kiev. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy anuloi një vizitë të planifikuar në Arabinë Saudite veçanërisht pas komenteve të Trump.

Megjithatë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja nuk synon të përjashtojë Ukrainën nga negociatat e mundshme për paqe.

“Askush nuk është lënë jashtë,” deklaroi ai. “Natyrisht, do të ketë konsultime me Ukrainën dhe partnerët tanë evropianë. Por, në fund të fundit, Rusia është një palë e domosdoshme për këtë përpjekje.”

Këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, Mike Waltz, u përpoq të ulte tensionet, duke theksuar se Trump ka biseduar me Zelenskyn pas një telefonate me Putinin javën e kaluar dhe se zyrtarë të lartë amerikanë janë takuar me liderin ukrainas në Gjermani.

Ekspertët kanë shprehur shqetësim se kjo qasje mund të çojë në një zgjidhje të konfliktit në favor të Rusisë. “E gjithë kjo duket më shumë si një seri kapitullimesh amerikane sesa një negociatë e vërtetë,” tha Nigel Gould-Davies, ekspert i Euroazisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

Ndërkohë, Rubio sugjeroi se një marrëveshje me Moskën mund të krijojë “mundësi të jashtëzakonshme” për marrëdhëniet SHBA-Rusi, por nuk dha detaje specifike./Euronews Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy