“Çdo vepër pozitive e Republikës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së”

by informim peje

Me një post në rrjetet sociale, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vlerëson se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës ka mbështetjen dhe përfshirjen e PDK-së.

Lladrovci u shpreh i emocionuar dhe krenar për mikpritjen që qytetarët e Drenasit ofruan ndaj të gjithë kandidatëve, pa bërë dallime, duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës” dhe “komunën kampion”,

banner

”Çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së.

Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare.

Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion.

Faleminderit të gjithëve. Nuk guxojmë të ndalemi!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy