Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

by Nexhat

Real Madridi mund të përballet me një problem të papritur me dy nga talentët e tyre të rinj më premtues: Endrick dhe Arda Guler.

Të dy mbërritën si investime për të ardhmen, me një investim total prej 55 milionë euro plus bonuse, por mungesa e rëndësisë së tyre në planet e Carlo Ancelottit po krijon pasiguri për vazhdimësinë e tyre

banner

Pavarësisht se kanë treguar cilësitë e tyre sa herë që kanë pasur mundësi, realiteti është se ata vështirë se llogariten për trajnerin italian. Minutat e tyre në fushë kanë qenë të pakta, duke i lënë ata në një rol dytësor në një skuadër ku konkurrenca është e ashpër.

Turku renditet i 17-ti në rotacion dhe braziliani i 18-ti, duke kaluar vetëm Jesus Vallejon që nuk është në planet e skuadrës dhe David Alaba i lënduar

Kur ata kanë pasur mundësinë të jenë startues, performancat e tyre kanë qenë të jashtëzakonshme.

Guler ka shënuar tri gola dhe ka dhënë tri asistime në vetëm tetë ndeshje si titullar, ndërsa Endrick, me vetëm tri starte, ka arritur të shënojë në pesë raste. Megjithatë, edhe në momentet kur skuadra ka pësuar humbje, Ancelotti nuk ka zgjedhur t’u japë më shumë hapësirë

Nisur nga kjo situatë dhe sipas gazetës Sport, të dy lojtarët po mendojnë të kërkojnë një huazim në verë për të mos parë ngadalësuar progresin e tyre.

Synimi i tyre është të jenë në top formë për Kupën e Botës 2026 me ekipet e tyre kombëtare dhe qëndrimi në stolin e Madridit i bën shanset më të vështira.

Nëse klubi nuk u garanton atyre një rol më të rëndësishëm, largimi i tyre në kërkim të kohës së lojës mund të jetë i pashmangshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy