GJILAN/Projekt-buxheti i vitit 2025 – Kryetarët e partive politike drejt një zgjidhjeje

by Nexhat

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, ka mbledhur sot në një takim konsultativ kryetarët e partive politike për të diskutuar mbi projekt-buxhetin e vitit 2025.

Të gjitha subjektet politike iu përgjigjën pozitivisht ftesës, duke synuar gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës së krijuar.

banner

Pas takimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti një konferencë për media ku theksoi se gjatë diskutimeve u paraqit një listë kërkesash nga subjektet politike.

“Një pjesë e këtyre kërkesave janë të arsyeshme dhe mund të realizohen shpejt dhe lehtë,” deklaroi Hyseni.

Ai e cilësoi takimin si një hap pozitiv dhe në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje bashkëpunuese mes palëve politike.

“Ky përafrim i qëndrimeve dhe zbutje e partive opozitare është një sinjal i mirë për qytetarët,” potencoi ai.

Hyseni njoftoi gjithashtu se do të mbajë një takim me kryesinë e Vetëvendosjes në Gjilan për të diskutuar mbi kërkesat e adresuara.

“Pas konsultimeve të brendshme, nesër do t’i njoftojmë palët për vendimet tona dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e cilësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së situatës.

“Besoj që konsultimet e brendshme mes partive politike i japin oksigjen politik këtij procesi,” deklaroi Haziri.

Edhe kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, theksoi se subjekti i tij ka paraqitur kërkesat dhe qëndrimet e veta, duke shprehur vullnetin për tejkalimin e ngërçit politik.

“Ky takim ka shënuar një hap përpara. Ditët në vijim do të ketë takime shtesë, pasi nuk dëshirojmë që Gjilani të mbetet komuna e vetme në Kosovë pa miratim të buxhetit,” tha Rashiti. Ai shtoi se vonesat e kryetarit Hyseni për t’u konsultuar me partinë e tij nuk janë të arsyeshme dhe procesi duhet të ecë më shpejt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy