Në 18 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës do të lidhte marrëveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoqërinë koncesionare “Kalisi Hydropoëer”, e cila është në pronësi të “BE-IS” shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe “HASALAMI” ish “EL-PROM” shpk, asokohe në pronësi të Elton Mataj për ndërtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 në zonën e Kukësit me 35 vite afat shfrytëzimi
Në 14 maj 2021, Elton Mataj do të shiste kompaninë e vet Devis Hasalamit me vlerë 2 milionë lekë ose 2 mijë euro, e cila kishte në zotërim 1% të HEC-it “Kalisi Hydropoëer”. Disa javë më pas, në fund të majit 2021, Hamz Islamaj do t’ia shiste 49% të aksioneve të kompanisë “Kalisi Hydropoëer”me vlerë 49 mijë lekë ose rreth 500 euro Devis Hasalami te kompania “HASALAMI” ish “EL PROM” shpk. Kujtojmë se kjo kontratë e Partneritetit Publik Privat ka marrë për shfrytëzim për 35 vite zonën për prodhimin e energjisë elektrike, fakt i cili ngre dyshime për evazion fiskal
Në momentin që këto kontrata publike ndryshojnë identitetin e aksionerit apo dhe volumin e aksionerit brenda vet kompanisë, vihet në dijeni Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nën drejtimin e Ballukut. Por ka një problem se kompania që zotëron një pjesë të aksioneve te “Kalisi Hydropoëer” ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka një tjetër pronar, pavarësisht se kompania ngelet “HASALAMI“, “EL PROM” sh.p.k.
Nga dokumentet zyrtare rezulton se Ministrja Balluku ka qenë në dijeni për ndryshimin e pronësisë dhe ajo që e bën më interesant këtë fakt është se dokumenti i vitit 2022 që pasqyron një shtesë në kontratën 2022 është firmosur nga një zv.ministër i Infrastrukturës, ku në dokument rezulton i fshirë identiteti për shkak të dokumentit të keqskanuar