Ish-deputetja e VV-së, Tishukaj: Ua pafshin hajrin, ka kolegë që nuk iu ka ni fare zëri në Kuvend, por janë rizgjedhur deputetë

by Nexhat

Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mosarritjes për të siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se është munduar të japë maksimumin në punën e saj dhe ka qenë e vlerësuar edhe nga KDI-ja.

‘’Jam munduar të jap maksimumin nga ana ime. Unë jam vlerësuar edhe nga KDI-ja’’, deklaroi Tishukaj për FrontOnline.

banner

Megjithatë, ajo shpreh habi për rezultatin dhe pranon se nuk i ka ardhur mirë për këtë rezultat.

‘’ Nuk e di çfarë ka ndodhur ,qytetari e ka vlerësuar kësi soji , nuk është diçka që më ka ardhur mirë’’, tha Tishukaj.

Sipas saj, puna dhe angazhimi i secilit duhet të vlerësohet. Tishukaj poashtu  potencoi  se ka pasur kolegë që nuk janë dëgjuar fare, e megjithatë kanë marrë vota të mjaftueshme.

‘’Tekefundit duhet të vlerësohet puna  angazhimi i secilit. Me gjithë respektin ka kolegë që nuk iu ka ‘’ni’’ fare zëri , mirëpo qytetari e ka vlerësuar kësisoj dhe ua pafshin’’ hajrin ‘’, përfundoi Tishukaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy