KFOR-i italian kryen ushtrime për gjuajtje me armë

by informim peje

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W), KFOR, u sterviten dje për gjuajtje me armë në poligonin e qitjes “Voloire”, pranë Kampit Villaggio Italia.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky ushtrim synon ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të qitjes së ushtarëve përmes testimit të armëve individuale, duke siguruar një nivel të lartë gatishmërie dhe sigurie.

banner

“Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan ushtrime me qitje të drejtpërdrejtë në poligonin e qitjes “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia. Ushtrimi ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të qitjes së ushtarëve përmes procedurave të testimit të armëve individuale, si dhe mbajtjen e një niveli të lartë gatishmërie dhe sigurie. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë” – thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy