Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

by Nexhat

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se subjekti i tij deri më tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në RTV Dukagjini ai ka thënë se është pozitive që procesi nuk ka pasur incidente të theksuara

banner

“Uroj të gjithë partitë për rezultatet. Populli kështu ka votuar. Askush nuk është i kënaqur me rezultatin. As ne si koalicion nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por populli ka votuar mençur. Qytetari me këtë rezultat ka ruajtur demokracinë dhe nuk ka lejuar të shembet demokracia”.

Limaj thotë se LVV është dashur të ndëshkohet më tepër se me 10 për qind.

“Qytetari dëshiron të sheh të bashkuar klasën politike për tema nacionale. Unë kështu e shohë këtë rezultat”.

I pari i Nismës thotë se kontributi i partisë së tij llogaritet të jetë 25-28 mijë vota në koalicion

Limaj thotë se Nisma me AAK-në janë parti të ndara dhe se mund të kenë partneritet edhe pas zgjedhjeve.

“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.

I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.

“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.

Ai ka kujtuar që edhe Rugova me 46 për qind është ulur dhe ka negociuar për koalicione.

Limaj thotë se fushata ka mbaruar dhe se tashmë partitë duhet të ulen në tavolinë dhe të flasin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy