Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka bërë një koment të shkurtër për deklaratën e Fatmir Limaj i cili nuk e përjashton një koalicion me VV-në për “shërbim ndaj vendit”.
Meqenëse nofka e Limajt në luftë ishte “Çeliku”, Molliqaj shkruan në FB-në e tij:
“Nga çelik në bakër, shumë shpejt!”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo bashkëpunim është në interes të Kosovës. Limaj theksoi se për të, shërbimi ndaj vendit është mbi çdo ndasi politike dhe se ai do të kontribuojë në çdo formë për të mirën e Kosovës