Përvjetori i Pavarësisë: Osmani pranon urimin e Guvernatores Simon ku theksohen lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary May Simon, me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e saj, Guvernatorja e Përgjithshme ka theksuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, përfshirë angazhimin për paqe, stabilitet rajonal dhe demokraci, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

banner

Ajo ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për rrugën europiane dhe transatlantike të Kosovës dhe ka vlerësuar përparimin e bërë në këtë drejtim.

Sipas Guvernatores së Përgjithshme, mërgata kosovare në Kanada përfaqëson një komunitet të gjallë dhe të angazhuar që kontribuon ndjeshëm në shoqërinë kanadeze përmes trashëgimisë kulturore, angazhimit akademik dhe pjesëmarrjes në jetën sociale dhe ekonomike.

Në përfundim të urimit, Simon ka shprehur dëshirën për të vazhduar forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit në forume ndërkombëtare, duke uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për shëndet, lumturi dhe prosperitet në vitin e ardhshëm.

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy