Rënia e shtetit në duart e klanit “Balluku”/ “Vetting” zbulon aferat, zv.ministri Ami Kozeli i dha babait të tij nëpërmjet “EUR0-GUAINA” tendera nga paratë publike

by Nexhat

Në 3 tetor 2021 shpërtheu skandali ndërkombëtar i Pandora Papers, ku miliona dokumente sekrete të zbuluara nga Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative ekspozuan sekretet financiare për 35 drejtues dhe ish drejtues politikë botërorë

Më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë publikë, si dhe një grup global të arratisurish, mashtruesish dhe vrasësish përfunduan në faqet e mediave ndërkombëtare

banner

Ky skandal evidentoi se shumë nga njerëzit e fuqishëm që mund të ndihmojnë për t’i dhënë fund sistemit offshore, janë pikërisht ata që përfitojnë më shumë nga ky sistem duke fshehur asetet nëpërmjet kompanive private, ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë shumë pak për të ngadalësuar rrjedhjen globale të parave që pasurojnë kriminelët dhe varfërojnë kombet.

Shqipëria kishte disa biznesmenë të përfshirë në skandalin e Pandora Papers, por deri më sot nuk është zbuluar asnjë politikan shqiptar në këto lista. Megjithatë kërkimet e thelluara të “Vetting” provojnë se zv.ministra rezultojnë me pasuri të fshehura jashtë vendit.

Për herë të parë “Vetting” zbulon aferat në nivelet më të larta të qeverisjes, që kanë përfshirë zv.kryeministren Belinda Balluku, stafin e saj më të ngushtë ku familjarë të zv.ministrit të Infrastrukturës dhe drejtorë nën varësinë e Ballukut janë të implikuar në tendera publika dhe kompani me skema offshore. Madje familjarë të drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres rezultojnë ortakë me kompani që marrin fonde publike nga buxheti i shtetit, që ngrenë dyshime të forta për afera korruptive pasi kemi konflikt interesi

Për zv.kryeministren Balluku ka disa padi nga opozita e vendit për Portin e Durrësit, për sektorin e energjisë, dy hetime nga SPAK për koncesionin e bazës ushtarake në Sarandë dhe tunelin e Llogarasë, ku shkeljet për këtë të fundit janë denoncuar nga emisioni “Vetting” në prill 2024.

Teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj u vendos nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pasi iu ekspozuan njohjet me biznesmenët e inceneratorëve për shkak të një aksidenti me makinën që po udhëtonte në Maqedoninë e Veriut, për zv.kryeministren Balluku ka një mjegull, e cila të krijon përshtypjen e qetësisë përpara stuhisë.

Rindërtimi dhe përjashtimi nga TVSH-ja për Kozelin
Zv.ministri i Infrastrukturës Kozeli nuk ka probleme vetëm me rastin e vëllait, por probleme që lidhen edhe me Rindërtimin.
Në 13 shkurt 2020, Këshilli i Ministrave me anë të vendimit nr.143 do të miratonte listën e subjekteve, të cilat përjashtoheshin nga TVSH-ja në kuadër të programit të Rindërtimit. Pra, kompanitë që kishin projekte publike që lidheshin me Rindërtimin nuk do të paguanin TVSH-në, si edhe kompanitë që do të ndërtonin projekte të lidhura me Rindërtimin, që financoheshin nga donatorë të huaj drejtpërdrejt

Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave do të shtonte edhe një kategori tjetër përfituesish, që ishin kompanitë nënkonktraktore të përfshira në programin e Rindërtimit dhe furnizuesit e mallrave për këtë proces. Në listën e kompanive të publikuara nga tatimet, të cilat kanë përfituar nga TVSH-ja gjendet edhe kompania “EUR0-GUAINA” ish Manti shpk, në pronësi të Agim Kozelit, babai i zv.ministrit të Infrastrukturës Ami Kozeli.Sipas avokatit Arben Llangozi, këtu kemi të bëjmë me të njëjtin problem sepse kemi të bëjmë me veprime korruptive pasi dyshohet se zv.ministri ka favorizuar babanë e vet, për ti dhënë prokurime apo për ti dhënë tendera, për të përfituar nga buxheti i shtetit.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2003 nga shtetasi italian Lorenzo Recchetti, Agim Kozeli dhe Artur Kozeli. Në 2006 ortak kalon Ami Kozeli, i cili ia rishet këto aksione babait të vet në vitin 2014

Nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se kjo kompani është përjashtuar 4 herë nga pagesa e TVSH-së si nënkontraktor ose furnizues i kompanive që kanë realizuar projekte nga Rindërtimi.”
Në këtë rast Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë autorizime për kompaninë “EURO-GUAINA” për përjashtim nga TVSH-ja, në 17 shtator 2021, në 13 korrik, 16 shtator dhe në 4 tetor të vitit 2022.

Sipas avokatit Arben Llangozi, këtu kemi të bëjmë me të njëjtin problem sepse kemi të bëjmë me veprime korruptive pasi dyshohet se zv.ministri ka favorizuar babanë e vet, për ti dhënë prokurime apo për ti dhënë tendera, për të përfituar nga buxheti i shtetit.

“Prokuroria e Posaçme duhet menjëherë të fillojë një hetim, të dokumentojë veprimet sepse përvecse kemi përfitim të ardhurash nga buxheti i shtetit kemi edhe rimbursim tvsh-je dhe kjo e ka dëmtuar dy herë buxhetin e shtetit dhe këtu vetëm një favorizues të përbashkët, favorizimin nga djali i vet që i bën familjarëve të vet, sic është në rastin konkret babait apo vëllait të tij”, tha avokati Llangozi në lidhje me këtë rast.

Drejtoret e Ballukut nën dyshime për konflikte interesi
Në fillim të vitit 2021, konsorciumi i kompanive të huaja dhe shqiptare, ku ndër to ishte dhe kompania “ABKONS” e Besnik Leskaj do të fitonte tenderin 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit për hartimin e Projektit të detajuar teknik të Portit të ri tregtar të Integruar të Durresit në Porto Romano. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u skualifikuan duke u shpallur automatikisht fitues bashkimi i kompanive “ABKONS shpk”, “HASKONINGDHV NEDERLAND B.V”, “ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C”, “TAULANT” shpk, “GEO-ENG shpk”. Sipas Open Data Albania ky tender paraqet dyshime për korrupsion dhe favorizim nga Autoriteti Portual Durrës.

Dy drejtoresha në Ministrinë e Infrastrukturës, Erjola Muka dhe Irena Malolli, të cilat janë anëtare të shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare SH.a, bashkëshortët e tyre, përkatësisht Redjon Biba dhe Sokol Malolli janë drejtues te kompanitë “ABKONS” dhe “IKONS” të biznesmenit Leskaj që ka aksione te koncesioni i hekurudhës.

Është e paqartë nëse kemi konflikt interesi në këtë rast, por numri i lartë i personave të lidhur me biznesmenin ngrenë hije dyshimi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport, ku zbulohet se kompania koncesionare ka shkelur kushtet e kontratës. Realizimi i kontratës ka ngelur mbrapa me afatet dhe kjo ka sjellë probleme, ku evidentohet se Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga Balluku nuk ka ngritur grupin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, duke ngritur hije dyshime për favorizime

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy