Roma ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, pas triumfit me rezultat të përgjithsëm 4-3 përballë Portos në play-off.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, duke shënuar me anë të Samu Omordion në minutën e 27-të.
Mirëpo, Paulo Dybala i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të me një asistim të Shomurdov.
La Joya vetëm pas katër minutash shënoi edhe golin e dytë personal, për ra kaluar Romën në epërsi.
Porto mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Stephen Eustaquio u ndëshkua direk me karton të kuq për ndërhyrje brutale (51’).
Në minutën e 83-të, Niccolo Pisilli vulosi fitoren e Romës dhe kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt edhe pse kishte një auto-gol në minutën e 90+6-të, por që vendasit kaluan tutje.
Giallorossët nesër (21 shkurt) do të mësojnë emrin e kundërshtarit për fazën e eliminimit direkt.