Dy nga vajzat e shtëpisë së BBVIP4, Livia dhe Danja kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.
Shkak është bërë nominimi i Livias, të cilin banorja e ka konsideruar të padrejtë dhe si tradheti ndaj saj.
Pjesë nga debati:
Livia: Ti nuk ke të drejtë me i thënë askujt se çfarë të bëjnë, more vesh, mbylle.
Danja: Kam të drejtë që ç’ke me të
Livia: Ik se e ke treguar kokën edhe ti, po ik o Danja shiko punën tënde, pi një cigare dhe kafen e rri urtë me Aldon dhe shikoni.
Danja: O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh
Livia: Unë di
Danja: Më kë flet?
Livia: Pyetja e duhur me kë flas? 100 standarde
Danja: Të erdha dje e të fola si banore dhe mi përdore fjalët sipas qejfit tënd
Livia: Jo
Danja: Që të mbajti Rozana me thonj dhe ia kthen kështu
Livia: Më ka mbajtur publiku
Danja: S’të vjen zor
Livia: Për çfarë?
Danja: Ti thuash faleminderit që të ka mbajtur në shtëpi.