68
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj në emsionin “Click” në RTV21 foli për raportin e Kosovës me SHBA-në.
Sipas tij SHBA mund të ketë reagime për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij SHBA nuk e ka më durimin e me Kosovën “që me kalu në aventura që çojnë në pasiguri”.
“Kemi ardhë në një situatë ku mund të presim reagime tipike si me rastin e Grenell ose Trump me presidentin e Ukrainës , jemi një vend aq i vogël me shpenzime ose ndihmave financiare nga SHBA aq të mëdhaja ku ajo politia e butë që SHBA ka bërë përmes USAID mundet me të kalojë në një stad tjetër.”, tha ai