Sommer ka thyer gishtin e madh të dorës, Interi konfirmon lëndimin

by Nexhat

Yann Sommer i Interit ka pësuar një thyerje të gishtit të madh, gjë që do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre javë.

Interi konfirmoi lëndimin e portierit me një deklaratë zyrtare gjatë ditës së sotme (e enjte).

banner

“Yann Sommer iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Istituto Humanitas di Rozzano, të cilat zbuluan një frakturë në gishtin e madh të tij të djathtë”,

“Terapia e nevojshme do të vendoset në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Nerazzurrëve

Sipas Sky Sport, Sommer pritet të mungojë së paku në katër apo pesë disa ndeshje, pasi do të jetë jashtë fushave për të paktën tre javë

Sommer ka luajtur 25 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke pësuar 24 gola dhe duke mbajtur 11 herë portën e paprekur. Në të gjitha garat, Sommer ka bërë 35 paraqitje, duke pranuar 28 gola dhe duke mbajtur 19 herë portën e pastër.

Lëndimi i tij do të thotë se nënshkrimi i verës, Josep Martinez, do të jetë gati për të qëndruar mes shtyllave në ndeshjet e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy