Terras i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës: Janë vënë padrejtësisht

by Nexhat

Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u paraqit draft-raporti për situatën në Kosovë i raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras.

Në këtë komision, Terras i bëri thirrje Bashkimit Evropian që masat ndaj Kosovës t’i heq sa më parë që është e mundur.

banner

Ai shtoi se këto masa janë të padrejta.

“Unë besoj, dhe e theksoj në raport, se Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat ndaj Kosovës, të cilat gjithashtu janë të padrejta. Këto sanksione duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, tha Terras.

Ndër të tjera, Terras tha se shpreson që qeveria e re në Kosovë, të rinisë dialogun me Serbinë.

“Shpresojmë se qeveria e ardhshme do të rinisë dialogun me Beogradin në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy