Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Këtë herë do ta tundim, do kemi një fitore spektakolare

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste është gati për fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook, Rama shprehet se PS  do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë.

banner

Kreu i qeverisë deklaron se më 11 maj socialistët do të triumfojnë si kurrë më parë.

Rama: Edhe për pak ditë, edhe pak kohë sepse akoma nuk e kemi caktuar ditën, por do të fillojmë maratonën sy më sy, është kudo në fshat në qytet, në rrugë në kafe, buzë detit buzë lumit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Se janë ca që thonë çfarë do nxjerrësh këtë herë? Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr dërr, prandaj kush është pjesë e familjes tonë në këtë fazë që fillon ndeshja ka mundësinë të hyjë ..do të jetë si një ndeshje që nuk je vetëm lojtar… Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy