Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot i ka kërkuar lojtarëve të tij që të fokusohen për duelin ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.
Liverpool përfundoi si lider në fazën e grupeve, pasi kishin fituar shtatë nga tetë ndeshjet e tyre në këtë kompeticion deri më tani, por kjo nuk ka bërë që ata t’i shpëtojnë një kundërshtari të vështirë në raundin e ardhshëm.
‘Të Kuqtë’ do ta luajnë ndeshjen e parë ndaj PSG-së në ‘Parc des Princes’ muajin e ardhshëm para ndeshjes së kthimit në ‘Afnield’.
Ndeshjet e para është paraparë të luhen më datat 4-5 mars teksa ato të kthimit do të luhen më datat 11-12 mars
“Në këtë fazë të garës, kualiteti i kundërshtarëve do të jetë i një standardi mjaft të lartë dhe tek PSG-ja ne kemi një ekip që ka një pedigre në Evropë”.
“Ata janë kualifikuar në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve me një fitore të madhe ndaj Brest dhe kanë pasur disa rezultate të mira në fazën e ligës, duke mposhtur Stuttgart, Manchester City, Girona dhe Salzburg”.

“Njësoj si ne, PSG-ja është lider në ligën e tyre dhe po shijojnë një seri të gjatë pa humbje”.
“Kjo na tregon ne se duhet të dimë për sfidën me të cilën do të përballemi por një sfidë të cilën po e presim duke e ditur se edhe ne e meritojmë plotësisht të jemi në mesin e tetë më të mirave”.
“Natyrisht, fokusi ynë i menjëhershëm do të jetë në ndeshjet e radhës në Ligën Premier, duke filluar me Manchester Cityn të dielën, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se do të jemi në formën më të mirë të mundshme pasi të fillojë Liga e Kampionëve”, ka thënë Slot