32
Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka lënë Milanin në një situatë të vështirë, aq sa duhet të shesë lojtarë.
Largimi i parë i Rossonerëve pritet të jetë Rafael Leao, raporton Mundo Deportivo.
Milanit do t’i duheshin para pasi dështoi të kalonte fazën e play-offit të garës më të madhe për klube në Evropë
Klubi italian do të ishte i gatshëm ta shesë sulmuesin portugez për rreth 70 milionë euro.
Shitja e tij mund të përdoret për të financuar transferimin e përhershëm të Joao Felix nga Chelsea.
Barcelona, Arsenali dhe Chelsea janë përfolur se kanë interesim për nënshkrimin e Leaos në afatin kalimtar veror