Gjesti i zemëron banorët e tjerë, merr rrobat nga lavanderia dhe i hedh në mes të dhomës së ditës

by informim peje

Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku reperi Gjesti ka shkaktuar zemërim te disa banorë për shkak të një veprimi të tij të papritur.

Gjesti ka marrë rrobat e lara të disa banorëve nga lavanderia dhe i ka hedhur në mes të dhomës së ndenjës, duke shkaktuar reagime të ashpra. Ai e justifikoi këtë veprim si një shenjë revolte, pasi kishte kërkuar disa herë që rrobat të largoheshin nga lavanderia, por kërkesa e tij ishte injoruar.

banner

“I thashë disa herë t’i merrnin rrobat dhe nuk e bënë. Nuk jam unë shërbëtor këtu”, u shpreh Gjesti, duke mbrojtur qëndrimin e tij.

Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi te disa banorë, të cilët e konsideruan këtë si mungesë respekti.

Disa prej tyre u shprehën të revoltuar, duke e akuzuar atë për sjellje të ashpër dhe arrogante, ndërsa të tjerë e panë si një moment tensioni që mund të ishte shmangur me komunikim më të mirë.

Ndërkohë, ky incident ka ndezur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit janë ndarë në dy grupe: disa që e mbështesin veprimin e tij, duke thënë se banorët duhej të kishin respektuar rregullat, dhe të tjerë që e cilësojnë këtë si një sjellje të tepruar dhe provokuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy