Sot (e premte), në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 13:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës, teksa tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave për secilën fazë.
Pas Ligës së Kampionëve, radha i erdhi edhe ekipeve të Ligës së Evropës për të mësuar kundërshtarët e tyre për fazën e 1/8-tës
Edhe në garën e dytë elitareve evropiane të klubeve do të shohim ndeshje të forta në këtë fazë me skuadrat që do të duan me çdo kusht një vend në çerekfinale.
Ndeshja më e fortë në këtë fazë është ajo në mes të Real Sociedad-Manchester United, por interesant do të jetë edhe në takimin Roma-Athletic Bilbao.
Në këtë fazë, Ajaxi do të ndeshet me Eintracht Frankfurtin, Lazio me Viktoria Plzen, Tottenham Hotspur me AZ Alkmaar dhe Fenerbahce-Rangers
Dy takimet tjera të 1/8-tës në Ligën e Evropës janë Bodo/Glimt-Olympiacos dhe FCSB-Lyon.
Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës
Viktoria Plzen – Lazio
Bodo/Glimt – Olympiacos
Ajax -Eintracht Frankfurt
AZ Alkmaar – Tottenham Hotspur
Real Sociedad – Manchester United
FCSB – Lyon
Fenerbahce – Rangers
AS Roma – Athletic Bilbao