Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje për qeveri të ardhshme.
Një deklaratë të tillë Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se ky subjekt politik e konsideron të pakuptueshme dhe interesim për apetite për të hyrë në qeveri.
Sipas tij Limaj nuk është dashur të deklarohet kështu përderisa akoma janë duke u numëruar votat dhe nuk ka rezultat përfundimtar.
“Ne kemi qenë në një koalicion dhe konsiderojmë që është e pakuptueshme se derisa janë duke u numëruar votat dhe nuk kemi rezultatin përfundimtar të dilet me një deklaratë të tillë e cila krijon konfuzion e madje paraqet edhe interesim për apetite për të hyrë në qeveri, gjë që nuk i konvenon në këtë rast Kosovës për shkak se është paralajmëruar se do të ketë një qeverisje të opozitës e cila do të mund ta kthejë Kosovën në binarë”, ka thënë Isufi për TëVë1