Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale kryeministri Edi Rama shfaq për ndjekësit e tij se ndryshimi i Tiranës ka ardhur ndër vite.
“Por Enisa nuk më kanë vënë njerëzit të dridhja zinxhirët, por ka një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjesh, përpara se të thuash: ti ke zero meritë se ke bërë vetëm detyrën. Po pse atëherë u desh të vija unë? Se aty ishin të tjerët, apo jo? Dhe njerëzit dhe ata për detyrën i kishin vënë, nuk i kishin vënë të dridhnin zinxhirët apo jo? Detyrën pra detyrën, atë duhet të bëjnë të gjithë dhe tek detyra dallohen edhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë dhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj xhan, unë vërtete nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama dhe këtë nuk ma heq dot askush”, shprehet Rama.
Ai ka bërë edhe një krahasim e kohën kur bashkia ishte nën qeverisjen e demokratëve.
“Pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta ngeci dhe as sahati i Tiranës nuk punonte apo ngaqë të gjithë jemi njësoj? Po jo pra jo, nuk jemi të gjithë njësoj, prandaj Tirana nuk është më Kandahar dhe prandaj Shqipëria sot nuk është hiç gjëkundi njësoj qysh se unë dhe PS kemi marrë besimin e popullit për ta udhëhequr këtë vend dhe për ta ngjitur në atë majë, ku askush tjetër nuk e ngjit dot.
A thua Soni të jetë e vërtetë kjo? A thua se kushdo që të ishte prapëseprapë për shembull do bënte piramida në ’97-ën? A thua se kushdo që të ishte prapëseprapë do t’i vinte kantiereve të Zogut të Zi dhe të sheshit “Skënderbej” për luftë politike me kryetarin e bashkisë? A thua që kushdo që të ishte do ta ngrinte Tiranën nga varri në vitet 2000 apo do ta bënte qytet europian me miliona turistë në vit? Nuk e di, por besoj je gabim se i bie që sipas teje kot voton populli, kor zgjidhen qeveritë dhe udhëheqësit dhe kushdo që të jetë prapëseprapë do bëjë atë që është për t’u bërë. Jo, jo! Jo mor Soni se Tirana është bërë nga ata që është bërë, jo nga ata që sa herë kanë pasur gjë në dorë e kanë zhbërë në plot kuptimin e fjalës.
Se po të ishte kjo puna e përbashkët kaq abstrakte dhe po ta bënte koha siç thua ti, nuk do të ishte “ca ndërto e ca shkatërro”. Prandaj, duan, s’duan ata që s’duan, historia e Tiranës europiane është historia e pikërisht asaj video kujtese, që çuditërisht të ka mërzitur në vend që të të frymëzojë. Është historia ime, është historia jonë, është historia e Partisë Specialiste. Është historia e këtij populli. Populli i Tiranës, jo më kot nga i ka dhënë besimin 7 herë në 7 për ta drejtuar Tiranën. Prandaj, jo më kot në 11 Maj do votojë PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën. Të tjerat janë llafe, i merr era dhe ngjarje që nesër do i përkasin thjeshtë dhe vetëm harresës”, thekson Rama.