Nova: Radoiçiq po e transferon pronësinë (VIDEO)

by Nexhat

Milan Radojiqiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, ka transferuar të gjithë pasurinë e tij në Dedinje, në emër të bashkëshortes së tij, Ema.

Ky veprim ka rezultuar në faktin se në Serbinë qendrore, në emrin e tij nuk figuron më asnjë pronë, transmeton Klankosova.tv.

banner

Sipas mediumit serb Nova, kjo lëvizje pasoi vetëm tre ditë pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin, ku Radojiqiç transferoi edhe pjesën e pronësisë në katër kompani të ndryshme tek bashkëpunëtorët e tij nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij, Zharko, të dy figura të njohura për konteste dhe polemika.

Përveç kësaj, ai ndërpreu gjithashtu bashkëpunimin me një tjetër biznesmen të afërt me SNS të Aleksandar Vuçiqit, Davor Macura, për të cilin ishte planifikuar ndërtimi i një vile për çiftin Radojiqiç.

Po ashtu, Radojiqiç ka humbur qasjen në disa vila dhe restorante që ishin konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy