Takimi i Ramës në shesh, Berisha: Do e kallëzojmë në SPAK, çdo punonjës që ka shkelur ligjin elektoral do të ndëshkohet!

by Nexhat

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do të depozitojë një kallëzim penal për mitingun e organizuar nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Skënderbej, ku sipas tij, administrata publike dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë detyruar të marrin pjesë

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi këtë miting si “funerali politik i Erion Veliajt” dhe akuzoi qeverinë për presion ndaj administratës

banner

“Ne do të bëjmë kallëzim penal. Jemi të bindur se SPAK shqyrton me përparësi të madhe dosjet që i dorëzon qeveria, ndërsa tonat i neglizhon. Por drejtësia vonon, por nuk harron,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se pjesëmarrësit në miting kishin frikë të shfaqeshin në kamera dhe i quan atë aktivitet “mitingu i parë i maskave”.

“Njerëzit fshihnin fytyrat sepse e dinin që ishin detyruar të merrnin pjesë. Ata nuk donin të përfshiheshin si dëshmitarë të një procesi të paligjshëm,” tha Berisha

Ish-kryeministri paralajmëroi se çdo punonjës që ka shkelur ligjin elektoral do të ndëshkohet dhe se ky krim do të konsiderohet si shkelja më e rëndë.

Ai e lidhi situatën në Shqipëri me zhvillimet politike në SHBA, duke përmendur zgjedhjen e Kash Patel si drejtor të FBI-së dhe fitoren e Donald Trump.

“Nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral, atëherë me duart tona i hapim gropën demokracisë shqiptare,” përfundoi Berisha, duke theksuar se PD do të vijojë betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy