83
Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke bërë sherr me Valbonën, pastaj me Laertin ku ndërhyri edhe Rozana.
Teksa Laerti po largohej nga debati, Rozana i thotë Gertës; shko qaj tani. Gazetarja i kthehet duke i thënë: ti je viktima e qarjes, ti i ke lotët, ik qurraviti atje se atë di të bësh.
“O Gerta Gixhari unë këtë fytyrë kam pasur dhe këtë fytyrë do dal se mua nuk më thonë kot Rozana Radi, në rregull, o gazetare e dështuar që nuk pate fuqi të mbaje një debat me Egli Takon. Të ha të gjallë, maçok i vogël”, iu kthye Rozana.