Zyrtari i lartë i Real Madridit, Emilio Butragueno thotë se përballja e tyre me Atletico Madridin arrin në një “moment kritik” të sezonit.
Real Madrid ka barazuar sot Atleticon në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Butragueno ka reaguar duke thënë: “Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Ata janë shumë të fortë në mbrojtje dhe janë shumë të mirë në front”
“Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por ne kemi besim te lojtarët tanë dhe çfarë do të thotë kjo garë për ne”.
“Është e vërtetë që orari është i jashtëzakonshëm. Të gjitha ndeshjet do të jenë shumë konkurruese dhe shumë kërkuese”.
“Duhet të përgatitemi mirë për të parë se kush është më i forti. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u kualifikuar në çerekfinale”.
Ai gjithashtu shtoi: “Ne kemi pasur shumë lëndime, por skuadra ka arritur të rikuperohet. Ndeshja kundër Manchester City ishte spektakolare dhe tani ka ardhur momenti kritik. Orari është shumë kërkues dhe ne do të përgatitemi”.