Austri: Partitë e qendrës afër marrëveshjes për krijimin e qeverisë, partia fituese FPO mbetet jashtë

by engel

Tre partitë më të mëdha centriste në parlamentin e Austrisë sinjalizuan të shtunën se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni, pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fituara nga partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e cila tani është lënë mënjanë.

Një marrëveshje mes Partisë Popullore Konservatore (OVP), Socialdemokratëve (SPO) dhe liberalëve Neos do t’i jepte fund pritjes më të gjatë për një qeveri të re austriake që nga Lufta e Dytë Botërore.

banner

“Jam shumë i sigurt se, në bazën e përbashkët që kemi gjetur, do të arrijmë të finalizojmë një marrëveshje për qeverinë e koalicionit,” tha lideri i OVP-së, Christian Stocker, në një deklaratë për mediat së bashku me udhëheqësit e tjerë.

Ka pasur përpjekje të mundimshme për të krijuar një koalicion që nga shtatori, kur FPO-ja e udhëhequr nga Herbert Kickl fitoi për herë të parë një zgjedhje parlamentare me 29% të votave, por mbeti larg shumicës.

Një marrëveshje do të krijonte qeverinë e parë trepartiake në Austri që nga viti 1949 dhe ka gjasa të çojë Stocker-in në kancelari vetëm disa javë pasi, me proces tw pwrshpejtuar, e mori drejtimin e OVP-së, pas dorëheqjes së ish-kancelarit Karl Nehammer.

Ngërçi i gjatë thekson vështirësitë që kanë përjetuar shumë vende evropiane në formimin e qeverive të qëndrueshme, ndërsa partitë e ekstremit të djathtë, si FPO-ja euroskeptike dhe pro-ruse, fitojnë terren të nxitura nga shqetësimet për rritjen e dobët ekonomike dhe emigracionin.

Fillimisht, FPO-ja u përjashtua nga negociatat për koalicion pas zgjedhjeve, por përpjekja e parë e OVP-së, SPO-së dhe Neos dështoi në fillim të janarit, duke i dhënë mundësinë Kickl-it të hynte në bisedime.

Kickl më pas u përpoq të negocionte një koalicion me OVP-në. Por, pesë javë më vonë, edhe ato bisedime dështuan. Tani, FPO-ja kërkon zgjedhje të parakohshme dhe e ka ripërsëritur sulmin ndaj asaj që e quan një “koalicion humbësish” pas njoftimit të së shtunës.

SHQETËSIMET E SHBA-së

Stocker foli nga zyra e presidentit Alexander Van der Bellen, së bashku me kreun e SPO-së, Andreas Babler, dhe lideren e Neos, Beate Meinl-Reisinger, pasi informuan presidentin mbi bisedimet.

Babler tha se të tre ishin të gatshëm të hynin në fazën përfundimtare të diskutimeve, një ndjenjë që u mbështet edhe nga Meinl-Reisinger.
“Jemi në vijën e finishit; ende nuk e kemi kaluar, por vullneti është aty,” tha Meinl-Reisinger.

Një tjetër tregues se bisedimet janë avancuar dhe mund të kenë prekur çështjen e posteve ministrore erdhi kur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg nga OVP, i cili ka shërbyer gjithashtu si kancelar i përkohshëm që nga janari, deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ngërçi politik ka ndikuar Austrinë pas dy vitesh rënie ekonomike, dhe Van der Bellen i nxiti partitë të arrijnë një marrëveshje, duke përmendur tensionet mes Evropës dhe SHBA-së pas rikthimit të presidentit Donald Trump./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy