Autobusi me studentë përplaset me kamionin, humbin jetën 12 persona

by informim peje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku një autobus me studentë është përpalsur me një kamion, e për pasojë humbën jëtën 12 persona.

Autobusi që transportonte studentë të Universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo.

banner

Autoritetet lokale, bëjnë të ditur se 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur.

Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital. Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy