Brestovci drejton apelin e fundit ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”: T’i përvishen punës, mos të detyrohemi të marrim masa

by informim peje

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka deklaruar se nga ana e ndërmarrjes “Pastrimi”, po kërkojnë vetëm pastrimin e kryeqytetit dhe që të ofrohen shërbime cilësore për qytetarët.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Brestovci ka shprehur shqetësimin për pasivitetin e ndërmarrjes “Pastrimi”, e cila sipas tij, shërbimin nuk është duke e ofruar në masën e duhur.

banner

“Ne po kërkojmë pastërtinë e qytetit, ndërmarrja publike pastrimi është e vetmja për momentin e cila ofron këtë shërbim për qytetarët, dhe në masë të duhur nuk po mbërrin assesi ta ofrojnë shërbimin për të cilën ajo tani më është e kontraktuar. Kjo ka qenë e vetmja kërkesë e jona ndaj kësaj ndërmarrjes. Fatkeqësisht javëve të fundit as për së afërmi nuk është duke e realizuar, kjo ka qenë arsyeja që kemi pasur edhe disa shkrime mes njërit tjetrit edhe në rrjetet sociale. Kërkesa jonë ka qenë natyrisht që ndërmarrja pastrimi të filloj më shpërndarjen e kontejnerëve të cilët që nga fundi i nëntorit po presin shpërndarjen e tyre, që në numerikisht janë 2 mijë e 500, ne e kemi pritur që ndërmarrjes pastrimi që tanimë vetëm se ia kemi dhënë për shfrytëzim gjashtë kamion të rijnë që të nxjerrin qysh në ditën e nesërme së paku në punë, gjë e cila akoma nuk ka ndodhur”, ka thënë Brestovci.

Ai theksoi se shpërndarja e kontejnerëve dhe përdorimi i kamionëve të rinj po vonohen, duke përmendur se ka kaluar më shumë se një muaj që kontejnerët janë gati për shpërndarje.

“Kemi pritur që ndërmarrja pastrimi ta bëjë maksimumin që qytetarët t’iu ofrojë një shërbim cilësor dhe në kohë ta bëjë bartjen e mbeturinave që e cila nuk po ndodh dhe kjo ka qenë arsyeja e revoltës sonë dhe detyrimit tonë. Natyrisht ditëve në vijim duhet t’i marrim edhe ne hapat tonë në përmirësimin e kësaj gjendje. Kam filluar të mendoj që kjo është një lloj desktruktiviteti i tyre i skajshëm dhe diçka e qëllimshme ndoshta më së shumti për këtë më jep arsye vet fakti që ne i kemi dëgjuar ata për javë të tëra që Prishtina po na ndalon kamionët ndërsa nuk ka qenë pjesë e asaj ndalimi, por ka qenë çështje procedurale. Janë bërë më shumë se 10 ditë që ata i kanë marr kamionët dhe nuk po i nxjerrin në punë. Sikurse nuk po i shpërndajnë kontejnerët që dy muaj e gjysmë sa për sy e faqe kanë filluar para dy tre ditësh, mirëpo numri në të cilin e kanë shpërndarë është diçka që nuk vërehet dhe e kanë bërë një formalitet sa për të thënë që ia kemi filluar”, theksoi Brestovci.

Ai theksoi se shpërndarja e kontejnerëve dhe përdorimi i kamionëve të rinj po vonohen, duke përmendur se ka kaluar më shumë se një muaj që kontejnerët janë gati për shpërndarje.

“Nuk shohim ndonjë përmirësim të gjendjes aktuale në terren ne nuk shohim punëtorët fizik të cilët dalin së paku në lokacionet që kanë grumbullim të mbeturinave jashtë kontejnerëve që të merren me pastrimin e atyre lokacionet që aty mbeturinat së paku ti fusin në thashë dhe të lejnë në gjendje më të mirë deri sa të mbërrijnë kamioni me ardhur për të marrë. Është interesim tejet i ulët dhe kjo të qon në faktin që diçka nuk po shkon në rregull. Thirrja që do të bëja është që për herë të fundit ndërmarrjes t’i them të zgjohen nga amullia në të cilën ka rënë që të përveshet punës dhe të ofroj shërbimin të cilët kërkohen nga ai dhe që me të vërtetë të mos detyrohemi të marrim masa përtej atyre që do të duhej të marrim ditëve në vijim”, përfundoi ai.

Ndryshe, javë më parë, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka dalë në një konferencë për media, duke thënë se kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi” është duke u munduar që t’ia hedhë fajin Komunës së Prishtinës për këtë situatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy