Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Drita arriti të mposht Suharekën në kudër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. Golin e parë e shënoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë në minutën 24’. Kurse Rron Broja dyfishoi epërsinë e Dritës në minutën e 63-të. Kështu, Drita vazhdon të mbajë kreun e pashqetësuar, e ndjekur nga Ballkani me 10 pikë prapa. Kurse Suhareka rri në vendin e 6-të, me 26 pikë nga 21 xhiro, dhe është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshmërisë.
Në duelin tjetër të së shtunës, Llapi e Malisheva u ndanë baras 0-0. Kështu, Llapi vazhdon të mbetet në zonën e kuqe, në vendin e 9-të me 22 pikë nga 21 xhiro, kurse Malisheva gjendet në vendin e tretë, me gjithsej 34 pikë nga po kaq xhiro.