Dy gola avantazh, barazim 2-2 dhe më pas mohim i një penalltie në minutën e 93-të nga asistenti video, kjo ishte drama të cilen e përjtoi Everton në ndeshjen sot ndaj Manchester United. Në anën tjetër, për Manchester United dhe Amorim ishin momente ankthi të cilët nuk po arrijnë asesi të gjejnë formen e duhur për të qenë skuadra bindëse e kampionatit Anglez.
United zhvilloi një pjesë të parë vërtet të tmerrshme. Dy gola në disavantazh, pa asnjë gjuajtje në portën e Jordan Pickford, dukeshin një kauzë e humbur. Me bluzën me kapuç dhe xhinset e ngushta deri te kyçet, Ruben Amorim dukej një njeri i dorëzuar. Nuk kishte shumë që mund të bënte për ta ndryshuar situatën.
Ishte Bruno Fernandes ai që i tha Mountfield-it të ndalonte dhe pikërisht kapiteni i United ishte ai që shpëtoi ndeshjen. United nuk kishte askënd tjetër. Goditja e tij e lirë në minutën e 72-të, e dhënë pas një prekjeje të diskutueshme me dorë, ishte e para për United. Ky gol e ndryshoi ritmin e lojës.
Goli i parë i Manuel Ugarte për klubin tetë minuta më vonë barazoi rezultatin në 2-2. Në të vërtetë, United nuk ishte shumë ndryshe nga skuadra që u dominua në pjesën e parë dhe mbeti inferiore në momentet vendimtare.
Për Everton shënuan Beto në minuten e 19′ dhe Doucoure në të 23′ ndërsa për Manchester United Fernandes në minuten 73′ dhe Ugarte në minuten 80′.