Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, i ka dorëzouar pesë pengje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në dy lokacione në Rripin e Gazës në kuadër të shkëmbimit të shtatë sipas marrëveshjes së armëpushimit të 19 janarit.
Dy pengje u liruan në Rafah në jug të Gazës, respektivisht Tal Shoham si dhe Avera Mengistu, që u kap në vitin 2014 në rrethana misterioze pasi hyri në Gaza.
Më vonë, Hamasi liroi tre pengje të tjera izraelite në Nuseirat të Gazës qendrore, respektivisht pengjet Eliya Cohen, Omer Shem-Tov dhe Omer ëenkert.
Dhe së fundmi u lirua edhe pengu i gjashtë, Hisham Al-Sayed, shkruan AA.
Bëhet e ditur se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq nënshkruan një protokoll zyrtar transferimi me Al-Qassam.
Ushtria izraelite konfirmoi pranimin e pengjeve, duke njoftuar se ata janë rrugës për në Tel Aviv ku do t’i nënshtrohen një vlerësimi fillestar mjekësor.
Ndërsa në këmbim të gjashtë pengjeve izraeite do të lirohen 602 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Ndryshe, Hamasi ka deklaruar se është gati për të kaluar në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, duke përsëritur se përfundimi i shkëmbimit të pengjeve varet nga respektimi i plotë i Izraelit ndaj kushteve të marrëveshjes.
Raportohet se armëpushimi trefazor hyri në fuqi muajin e kaluar, duke ndalur luftën e Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 48,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.