Justin Bieber u pa duke kaluar një mbrëmje në West Hollywood të premten, i vetëm dhe pa bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, mes thashethemeve të shtuara për vështirësi në martesën e tyre.
Dalja e këngëtarit 30-vjeçar vjen në një moment kur fansat janë të shqetësuar për mirëqenien e tij, pasi ai është parë disa herë kohët e fundit duke dukur i lodhur dhe i dobësuar.
Kjo, e kombinuar me paraqitjet e Hailey-t e vetme në New York, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien e tyre.
Sipas një burimi të brendshëm për DailyMail.com, sjellja e fundit e Justin-it është përshkruar si “e çrregullt” dhe ai shihet si një “top i lirë” që nuk ka më motivimin e dikurshëm – madje as për muzikën, pasionin e tij të madh, shkruan DailyMail.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, ai dukej i qetë gjatë daljes së tij me miqtë në Barney’s Beanery.
Ndërkohë, burimet pohojnë se Hailey është “thellësisht e shqetësuar” për Justin dhe nuk di si ta ndihmojë atë.
Ajo është përpjekur të ndikojë pozitivisht tek ai, por ai nuk duket i hapur për ndihmë. Më shqetësuese është fakti që asnjëri prej tyre nuk ka një marrëdhënie të ngushtë me familjet e tyre, duke i bërë përpjekjet për mbështetje edhe më të vështira.
Shqetësimi për Bieber-in u rrit edhe më shumë pas një videoje të fundit ku ai shihet duke lëvizur në mënyrë të çuditshme, duke kruar këmbët dhe duke buzëqeshur në mënyrë të pakontrolluar ndërsa fliste me një fanse në dyqanin pop-up të Hailey-t në Los Angeles.
“Justin nuk kujdeset më për mirëqenien e tij si më parë”, tha burimi. “Ai nuk ha si dikur dhe ka humbur.
Aktualisht, as Justin dhe as Hailey nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar mbi këto spekulime.