Ka disa javë që Papa Françesku po kalon në gjendje të rëndë shëndetësore, por si duket në orët e fundit gjendja është rënduar shumë. Kjo është kuptuar nga postimi i Ipeshkvit Monsinjor Gjergj Meta, Ipeshkëv në Dioqezen e Rrëshenit.
Në postimin e tij ai tregon se Papa Françesku sot ka pasur shqetësime serioze me shëndetin dhe i është nënshtruar një terapie speciale mjekësore për ndrrimin e gjakut. Ai ka treguar gjithashtu se mjekët nuk mund të parashikojnë më se si do të jenë zhvillimet në vijim.
Sipas Monsinjor Gjergj Meta, Papa Françeskut i janë ftohur dy krahët dhe ky është një problem serioz, prandaj ka ftuar besimtarët që të luten për Papa Françeskun dhe shëndetin e tij.