Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Kjo është bërë e ditur nga një postim i Presidentit Zelensky në platformen sociale X.
Në një postim në “X”, Zelensky ka dhënë detaje nga biseda.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal, dhe falënderoi qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj.