Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

by Nexhat

Arsenali ka pësuar një humbje shokuese në shtëpi nga West Ham United me rezultat 0-1, duke humbur mundësinë t’i afrohen edhe më afër Liverpoolit.

Në ndeshjen kur pritej fitorja e Topçinjve për të ngushtuar distancën me The Reds, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ata pësuan nga rivalët londinez.

banner

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me humbjen duke thënë se titulli tani nuk është në dorën e tyre.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe shumë i zemëruar. Urime West Hamit për fitoren”.

“Mendoj se duhet të shikojmë në pasqyrë për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë më mirë, çfarë kemi bërë tashmë dhe të tregojmë vullnetin dhe vendosmërinë tonë”

“Titulli nuk është në duart tona. Ajo që me të vërtetë më irriton është se ishte në dorën tonë,” tha Arteta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy