Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

by Nexhat

Një moment dramatik ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorëve iu dha një sfidë e re.

Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litar me njëri-tjetrin, duke krijuar një provë që kërkonte durim dhe bashkëpunim.

banner

Egli, e cila ishte pjesë e një grupi së bashku me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe e mbingarkuar emocionalisht pas spektaklit.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo shprehu hapur vështirësinë e saj për të vazhduar sfidën, duke treguar se ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike.

“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk mund të përballonte më sfidën

Gerta u përpoq ta qetësonte, duke i sugjeruar se grupi do ta mbështeste dhe do ta ndihmonte për ta kaluar këtë moment të vështirë.

Megjithatë, Egli nuk pranoi të vazhdonte dhe, pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta mbajtur në lojë, ajo vendosi të shkëpuste litarin.

Ky veprim çoi automatikisht gjithë grupin në dënim, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.

Vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi te pjesëtarët e tjerë të ekipit, të cilët tashmë duhet të përballen me pasojat e kësaj zgjedhjeje.

Tensioni në shtëpi është rritur, dhe mbetet për t’u parë se si kjo situatë do të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy