Friedrich Merz, lideri i Partisë Demokristiane ka arritur të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani dhe do të bëhet kancelar i ri i vendit. Ky rezultat u komentua edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha, i cili ka theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe Shqipërinë
Në një reagim, Berisha ka shprehur gëzim dhe ka uruar CDU/CSU dhe kancelarin e ri për fitoren e tyre. Ai ka theksuar se ky është një moment kyç për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, pasi partia e Merz është një aleate e PD-së, dhe fitorja sjell të djathtët, në fronin e Europës
Berisha: Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.
Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën