Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin një sfidë e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), veçanërisht pas reformave të ndërmarra nga lideri Lumir Abdixhiku. Ky proces reformues shënoi një kapitull të ri për partinë, duke vendosur në qendër programin, listën e kandidatëve dhe organizimin e fushatës si elementët kyç të suksesit.
Rezultatet e zgjedhjeve shënuan një hap pozitiv për LDK-në, duke treguar se reformat e ndërmarra po japin rezultatet e para. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë të transformimit dhe konsolidimit të partisë. Rritja e LDK-së nuk duhet të ndalet këtu; përkundrazi, duhet të shërbejë si një shtysë për vazhdimin e reformave dhe forcimin e pozitës së partisë në skenën politike.
Lumir Abdixhiku ka treguar një durim dhe vendosmëri të palëkundur në procesin e reformimit të partisë. Ai ka qenë i pakompromis në përkushtimin e tij për të sjellë ndryshime thelbësore, duke shmangur pazaret politike dhe kompromiset për interesa personale. Ruajtja e parimeve të së djathtës dhe krijimi i një kulture të re brenda LDK-së janë armët më të forta të udhëheqjes së tij.
Liderët e qëndrueshëm e çojnë betejën deri në fitore, e i tillë është Lumir Abdixhiku
Historia politike ka treguar se liderët e fortë dhe të qëndrueshëm janë ata që e çojnë betejën deri në fund dhe arrijnë fitore. Për LDK-në, sfida e vërtetë nuk është vetëm të rikthehet si një forcë dominuese politike, por edhe të krijojë një vizion të qartë dhe të besueshëm për të ardhmen e vendit. Me një qasje të qëndrueshme dhe një vizion afatgjatë, LDK mund të vijojë rrugëtimin e saj drejt një fitoreje të qëndrueshme dhe domethënëse në politikën kosovare.
Andaj, LDK do e kalojë edhe këtë sfidë duke pasur durimin për të vazhduar të qëndrojë fort në parimet e saj. Forcimi i së djathtës është i domosdoshëm për Kosovën, veçanërisht në këtë fazë kur vendit i duhet zhvillimi.
Autori është kryetar i LDKsë, dega Kamenicë