Chelsea ka pësuar humbje 2-1 nga Aston Villa, përkundër se ishte në epërsi 0-1 pas 45 minutave të para.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e ka përshkruar humbjen 2-1 të skuadrës së tij ndaj Aston Villa si humbjen më të vështirë të sezonit, pavarësisht një paraqitje të fortë nga ana e tij
“Kjo është ndoshta për mua personalisht humbja më e vështirë e sezonit”, tha Maresca.
“Reagimi nga Brighton ishte brilant, performanca ishte vërtet e mirë, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm. Duhet të jeni klinik. Dallimi është brenda fushës”, tha Maresca.
Chelsea pas kësaj disfate mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 43 pikë.
Ndeshjen e radhës londinezët në Stamford Bridges do të luajnë përballë Southamptonit