Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

by Nexhat

Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore.

Sipas INSTAT numri i gjedhë për vitin 2024 ka shkuar në 283 mijë, ndërsa numri i të imta 1.8 milion, këto shifra janë alarmante, nëse i krahasojmë ato me periudhën kur Shqipëria eksportonte mish dhe bulmet drejt Evropës.

banner

Agim Nela, prej më shumë se 60 vitesh ka shërbyer si veteriner në zona të ndryshme të vendit, ai thotë se vetëm tregtia e jashtë do t’i detyronte fermerët që të merreshin me mbarështimin e lopëve dhe deleve. Dhe si shembull ai i referohet të kaluarës.

“90% e gjithë të ardhurave kombëtare vinin vetëm nga blegtoria. Ne ishim eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve blegtorale jashtë shtetit. Në atë periudhë kishim afërsisht 6 milionë krerë bagëti. Nga këto 4.5 ishin të regjistruara dhe afërsisht 2 milion ishin të fshatarëve dhe nevojave të tyre”.

Mungesa e prodhimi dhe zhvillimi i turizmit bëri që për vitin 2024 importi i kafshëve të gjalla të rritet me 35.5% në sasi.

Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni, ndërsa në vitin 2023, kjo shifër shkonte në 22 mijë ton. Subvencionimi i blegtorisë dhe hapja e eksportit do të rriste ekonominë dhe besimin e fermerëve që të merreshim më gjë të gjalla.

Pas nga blegtoria nuk është e thënë të eksportosh vetëm mish, apo bulmet.

“Ne kemi eksportuar në ato kohë lesh, mishi, kafshë të gjalla dhe bulmet”.

Që Shqipëria të eksportojë këto produkte më parë duhet të përmbushë kushtet e BE, që fillon me “Direktivën e 2002/99/EC e 16 Dhjetorit 2002”, ku përcaktohen rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, dhe shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor, raporton tch

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy