Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër Sllobodan Millosheviqit

by Nexhat

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e bëri të ditur, aktivisti i drejtave të njeriut, Belgzim Kamberi.

banner

Kamberi njoftoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.

Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-tës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalur që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan.

Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.

Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy