Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, mbeti i zemëruar pasi një lojtar u largua nga klubi pavarësisht dëshirës së italianit që ai të qëndrojë. 65-vjeçari njihet për qasjen e tij të butë ndaj futbollit dhe rrallë herë mund të shihet i frustruar.
Sidoqoftë, një nga ish-lojtarë e tij ka zbuluar se Ancelotti ka mbetur i zemëruar kur ai u largua nga klubi pavarësisht e italiani e deshi qëndrimin e tij.
Ancelotti është i bekuar që në ekipin e tij ka emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham.
Pothuajse gjatë tërë kohës, emrat e lartpërmendur janë ata që bartin barrën kryesore të rezultateve në kampionat dhe në sezon, por suksesi i sezonit të kaluar ndodhi falë një lojtari që tashmë nuk luan për ta
Kthehemi pas në sezonin e kaluar, më saktësisht në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Goli i shënuar nga Alphonso Davies dukej se i humbi shpresat madrilenëve për kualifikim tutje, por në skenë doli Joselu i cili shpëtoi Real Madridin duke shënuar dy gola në minutën e 88-të dhe 91-të për t’i çuar ata në finale.
Në finale pastaj eventualisht Real Madridi e mposhti me rezultat 2-0 Borussia Dortmundin për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të 15-të në historinë e klubit.
Në sezonin 2023/2024, Joselu shënoi 17 gola në 49 ndeshje, por me të përfunduar ai sezon, u largua në drejtim të Katarit, atje ku u transferua tek Al-Gharafa.

Joselu tani ka zbuluar në një intervistë për Jugones se Ancelotti në fakt e deshi qëndrimin e tij.
“T’i them lamtumirë Real Madridit ishte një ndër momentet më të vështira në jetën time. Nuk mund ta merrja atë vendim me zemrën time sepse do të qëndroja në klub gjatë tërë jetës sime, më kaplojnë emocionet kur mendoj për këtë” .
“Nuk mund t’i gjeja dot fjalët. T’i tregoja Ancelottit ishte e vështirë dhe ai ishte i zemëruar sepse dëshironte që unë të qëndroja”, ka thënë Joselu.