Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, homologun francez, Emmanuel Macron

by engel

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur sot me 24 shkurt, homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.

Dy udhëheqësit nisën takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë.

banner

Duke iu adresuar udhëheqësve të G7-ës virtualisht, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shpreson që lufta të përfundojë “këtë vit”, teksa i bëri thirrje Trumpit për vazhdimin e mbështetjes amerikane dhe kërkoi që shtetit të tij t’i mundësohet anëtarësimi në NATO, që administrata e Trumpit e kundërshton.

“Nëse Ukraina vazhdon të mbetet jashtë NATO-s, do të jetë shumë më e kushtueshme dhe më e ndërlikuar për të gjithë sepse NATO-ja ofron garancitë më të thjeshta dhe më pak të kushtueshme të sigurisë”, tha ai.

Zelensky shtoi se Kievi po punon në mënyë “produktive” për një marrëveshje.

Ndërkaq, pas takimit të G7-ës, Trump dhe Macron ata pritet të mbajnë një konferencë për media.

Macron dhe Starmer pritet të tentojnë që ta bindin Trumpin që të mos nxitohet që të arrijë një marrëveshje armëpushimi me presidentin rus, Vladimir Putin, me çdo kusht, ta mbajë të përfshirë në proces Evropën dhe të diskutojnë për garancitë ushtarake për Ukrainën.

Ndërkaq, Trump dhe ekipi i tij po negociojnë për një marrëveshje me Ukrainën për mineralet, pasi SHBA-ja dëshiron të rikuperojë disa nga paratë që administrata paraprake ka dërguar në Kiev në formë të armëve.

Trump tha gjatë fundjavës se beson se një marrëveshje për këtë gjë mund të arrihet shumë shpejt.

Më herët gjatë javës së kaluar, Macron deklaroi se gjatë takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do t’i thotë udhëheqësit amerikan që të mos shfaqë “dobësi para Putinit”.

Ai tha se shfaqja e dobësisë do të dërgonte mesazh te Kina dhe Irani, ndërkaq një marrëveshje e keqe me Rusinë, sipas Macronit, do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës./REL/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy