Helmi kundër minjve i mori jetën 3-vjeçarit në Shkodër, ja si është gjendja e nënës së tij shtatëzanë!

by informim peje

Informacione nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.

Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

banner

Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.

Raportohet se familja ka dërguar djalin edhe një ditë më parë në spital, ku kanë kërkuar t’i bëhet vetëm një serum, ndonëse sipas spitalit, mjekët i kanë kërkuar ta shtrojnë për trajtim më të specializuar, sipas Tch. Të nesërmen, familja është paraqitur sërish, por tashmë me dy fëmijët e sëmurë. Djali në gjendje shumë të rëndë, ku ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa vajza është nisur për Tiranë.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak, ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë, ku do të zhvillohen hetimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy