Corriere dello Sport ka raportuar se rekordi i Sergio Conceicaos në 15 ndeshjet e tij të para në krye të Milanit është më i keq se ai i Paulo Fonsecas.
Milani pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Torinos të shtunën dhe tani janë tetë pikë mbrapa top katërshes, me një ndeshje më pak të luajtur
Conceicao ishte emëruar trajner i ‘Rossonerëve’ në fund të dhjetorit duke zëvendësuar Fonsecan.
Ai pati një fillim të mrekullueshëm të aventurës së tij në Itali, duke mposhtur Juventusin dhe Interin për të fituar Superkupën e Italisë.
Sidoqoftë, rekordi i tij në 15 ndeshjet e tij të para është më i keq se i Fonsecas në 15 ndeshjet e tij të para në ‘San Siro’.
Conceicao ka marrë tetë fitore, tri barazime dhe katër humbje në të gjitha garat, duke regjistruar kështu 1.8 pikë për ndeshje.
Në 15 ndeshjet e fundit para shkarkimit, Fonseca kishte një mesatare prej 2.06 pikësh për ndeshje, duke siguruar nëntë fitore, dy humbje dhe katër barazime.
Milani i Conceicaos pësoi humbje ndaj Juventusit, Dinamo Zagrebit, Feyenoordit dhe Torinos, teksa dy humbjet e vetme të Fonsecas erdhën ndaj Napolit dhe Atalantës