Ministri i Jashtëm rus: “Kontaktet mes Moskës dhe Uashingtonit do të vazhdojnë, ka shpresë për dialog normal”
Në lidhje me luftën në Ukrainë, Rusia është e gatshme të negociojë, por do të ndalojë veprimet ushtarake vetëm nëse rezultati i plotëson kërkesat e Moskës.
Kështu tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Tass, shkruan Informim.net.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me Ukrainën dhe Evropën, me çdo përfaqësues që me mirëbesim dëshiron të kontribuojë në arritjen e paqes, por ne do të ndalojmë veprimet ushtarake vetëm kur këto negociata të japin një rezultat të fortë dhe të qëndrueshëm që kënaq Federatën Ruse”, tha ministri.
Lavrov: “Kontaktet do të vazhdojnë, ka shpresë për dialog normal”
Rusia do të vazhdojë kontaktet me Shtetet e Bashkuara, ka një marrëveshje për këtë, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve me homologun e tij turk Hakan Fidan, të hënën në Ankara, raportoi Interfax.
“Ne i kemi informuar në detaje miqtë tanë turq për bisedimet ruso-amerikane që u zhvilluan më 18 shkurt në Riad dhe të cilat morën një vlerësim shumë pozitiv për sa i përket mundësisë që më në fund u shfaq për të pasur një dialog normal, pavarësisht kontradiktave të shumta”, tha Lavrov.
“Ne do të vazhdojmë kontaktet me partnerët tanë amerikanë, ka një marrëveshje për këtë”, përfundoi ai./Informim.net