Nga 1 Mars 2025, patenti i shoferit i lëshuar në Kosovë njihet edhe nga Austria

by engel

Nga 1 marsi, patentë-shoferët e Kosovës, do të njihen edhe në Austri. Njoftimin e bëri Ambasada e Austrisë.

Në njoftim thuhet se, patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG).

banner

“Bazuar në këtë, mbajtësit e patentë-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patent shoferin kosovar. Megjithatë, patentë-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes”, thuhet në njoftim.

Ambasada shpjegon edhe ndryshimet procedurale që kanë ndodhur.

“Tani, me ndryshimin e rregullores përkatëse, që nga 1 marsi 2025, patent-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patent-shoferët austriakë. Kjo do të thotë se patent-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri”.

Me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patent shofer kosovar, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy