Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë
Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale.
Më 29 gusht të vitit 1990, protestues shqiptarë ishin mbledhur pranë hotelit Grand në Prishtinë, duke pritur me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan, të kryesuar nga Senatori Bob Dole. Tubimi i tyre, për të protestuar për të drejtat që u takojnë, u shua me sulmin brutal të policisë serbe.
Pjesë e këtyre protestave ishte edhe Faik Rexhepi, i cili vdiq këtë të diel.
Rexhepi kishte vendosur të qëndrojë ulur këmbëkryq – një akt që simbolizonte vendosmërinë dhe paqedashësinë në përballje me dhunën shtetërore. Qëndrimi i tij i pashembullt do të shërbente si një shembull i rrallë në mediat botërore, duke pasqyruar qëndresën e shqiptarëve në Kosovë dhe përtej saj